Ora News - Veliaj:Teatrin e kundërshton grupi i Mamurrasit nga FRPD që s'dinë të gjuajnë as me vezë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gara për ndërtimin e Teatrit të ri pritet të hapet menjëherë pas kalimit të ligjit nesër në Kuvend.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për "Ditë e Re" me moderatoren Dajana Shabani, tha se Komisioni i Bashkisë dhe Qeverisë do të studiojë ofertat dhe më pas do nisë puna.

Veliaj: Teatri i ri me të mbaruar votimin në parlament, komisioni i bashkisë dhe qeverisë do të shohë ofertat dhe pastaj do ecim me Teatrin e ri. Vetëm po preke gjërat me dorë mund ti ndryshosh. Nuk bën mos pa prek këtë, mos ma prek atë!

Për Veliaj, një godinë e re për aktorët është emergjencë pasi punojnë në kushte spartane.

Projekti i ri sipas tij jo vetëm do të rrisë sipërfaqen por do ofrojë shërbime.

Sa i takon kritikëve, ai thotë se shumica nuk kanë asnjë lidhje me Teatrin.

Për këtë ai iu referua edhe protestës së FRPD-së, ku foli për grupin e Mamurrasit që nuk dinë nga e ka hyrjen institucioni.

Veliaj: Teatri do ketë ngrohje, do ti punojë banja, do ketë dushem, do ketë dhoma ku ndërrohen aktoret, do ketë sallë në taracë, një hapësirë në natyrë, do ketë sallën e madhe brenda. Sa kohë do t'i nëntë fishohet sipërfaqja dhe sa kohë do ketë shërbime, sot aktorët janë në kushte spartane.Kundërshtojnë ata që nuk janë futur njëherë në Teatër. Ti mendon se grupi nga Mamurrasi që erdhi me furgon i FRPD nuk e dinin ku i bie Teatri, ata nuk dinin me hedh as vezë.Nuk janë futur ndonjëherë në teatër as nuk e dinë si është një biletë teatri. Nuk jam për ti fyer, por po them ka pak vlerë protesta e dikujt që nuk e lidh gjë me të por thotë për ideal të partisë jam kundër. Po pro, je për ndonjë gjë?

Një koment Veliaj rezervoi dhe për kolegët demokratë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kush-kundershton-teatrin-veliaj-grupi-i-mamurrasit-nga-frpd-qe-sdine-te-gjuajne-me-veze

Recommended