'Festivali i Inovacionit', Veliaj: Do e kthejmë Piramidën në një shkollë për teknologjinë

  • 6 years ago
Për herë të parë në Tiranë u mbajt ?Festivali i Inovacionit?, organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë në fushën e start up-eve, turizëm, teknologji, sistemin bankar, energjetikë dhe telekomunikacion.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi rëndësinë e zhvillimit të ideve inovative në funksion të rritjes së funksionalitetit të qytetit duke paraqitur disa nga projektet e Bashkisë së Tiranës që pritet të fillojnë së shpejti. Një prej tyre është edhe transformimi i Piramidës në një nga qendrat më të mëdha të inovacionit dhe teknologjisë, artit e kulturës, në rajon.

Bashkë me kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, kemi vendosur që ndërtesën më ikonike të Tiranës, ta kthejmë në një shkollë alternative për 5 mijë të rinj çdo muaj, të cilët të mësojnë teknologji informacioni. Për sa kohë jemi të qartë që e ardhmja nuk është nesër, por tani, kjo që po ndodh, dhe nëse bashkojmë ata që krijojnë me ata që investojnë, mund të kemi një histori suksesi në Ballkan.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës
Veliaj u shpreh entuziast për mbështetjen që ka gjetur te qeveria qëndrore për të filluar këtë projekt që në moshat e vogla. Si garanci për rëndësinë që kanë këto ide dhe projekte inovative, kreu i Bashkisë së Tiranës solli si shembull suksesi platformën ?Tirana Ime?.

Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta dhe dinamike, nëpërmjet aplikacionit ?Tirana Ime?, çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet, papastërtitë, ose shkeljet që has në rrugë, dhe stafi i Bashkisë së Tiranës do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së raportimit.

Recommended