Report Tv-‘Luftë’ në Laç, plagosen me automatik tre kushërinj, në spital dhe autori

  • 6 years ago
LAÇ-Tre persona janë plagosur pasditen e sotme me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak të këtij qyteti rreth orës 17:00 pranë një pike karburanti. Të plagosur janë; Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, ndërsa autori është Gegë Gegaj. Islami dhe Bajrami janë vëllezër, ndërsa Gazmiri është nipi i tyre.

Sipas burimeve të Report Tv, Gegë Gegaj fillimisht është përplasur fizikisht me tre personat me mbiemër Shafloqi, të cilët e kanë goditur me sende të forta. Më pas ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i plagosur, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ata mësohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe pjesën e barkut. Gjithashtu i plagosur nga përplasja fizike ka mbetur edhe autori, i cili ndodhet në spitalin e Laçit ku i është komunikuar masa e arrestit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku. Ngjarja ka sjellë frikë dhe panik te qytetarët në zonën e Sanxhakut. Disa prej dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Në muajt e fundit në qarkun ka pasur disa ngjarje kriminale, teksa pak javë ma për në Mamurras u vranë dy persona, mes tyre një adoleshent.

Recommended