Ora News - Laç, plagosen me automatik 3 kushërinj, në spital edhe autori

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona janë plagosur pasditen e sotme (17 shtator) me armë zjarri në Laç. Ngjarja ndodhi në lagjen Sanxhak të këtij qyteti rreth orës 17:00 pranë një pike karburanti.

Të plagosur janë Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, të afërm me njëri tjetrin, ndërsa autori është Gegë Gegaj. Sipas burimeve autori Gegë Gegaj fillimisht është përplasur fizikisht me tre personat me mbiemër Shafloqi, të cilët e kanë goditur me sende të forta. Më pas ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i plagosur.

Tre të plagosurit janë dërguar me urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë dëmtime në këmbë dhe pjesen e barkut. Gjithashtu i plagosur nga përplasja fizike ka mbetur edhe autori Gege Gegaj. Ai po merr mjekim në spitalin e Laçit, ndërsa policia i ka komunikuar masen e arrestit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas jë konflikti të çastit për motive ende të paqarta. Blutë kanë shoqëruar në komisariat disa përsona të cilët po merren në pyetje, ndërsa në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lac-plagosen-me-arme-zjarri-tre-persona

Recommended