Ora News - Humbën në pyllin e Llogarasë, policia u vjen në ndihmë 4 turistëve italianë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës u vjen në ndihmë 4 turistëve italianë, ku dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerë kishin humbur rrugën.

4 shtetasit italianë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor.

Por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit, ku dy prej tyre ishin bllokuar në një zonë të vështirë dhe për këtë shkak kërkuan ndihmën e Policisë së Shtetit.

Në ndihmë të tyre u angazhuan 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të Delta Forcë dhe pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.

"Sot rreth orës 14:15, disa shtetas italianë kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në atë zonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/humben-ne-pyllin-e-llogarase-policia-u-vjen-ne-ndihme-4-turisteve-italiane

Recommended