76-vjetori i Konferences se Pezes, Veliaj: Te mos ndalim zhvillimin e vendit

  • 6 years ago
Ashtu siç është bërë traditë, për të katërtin vit me radhë, Tirana përkujtoi sot Konferencës e Pezës. Gjatë një aktiviteti për 76-vjetorin e saj, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se Konferenca e Pezës është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët për të mos penguar njëri-tjetrin, por për të punuar së bashku për progresin.

"Familja jonë është Shqipëria, besa jonë është Shqipëria, feja jonë është Shqipëria. E nëse punojmë me këtë frymë nesër, pasnesër, duke i mbajtur partitë, por duke vënë mbi të gjitha Shqipërinë, vendin, qytetin, atëherë do të ecim përpara. Vitin tjetër ne presim të fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE, nëse shkojmë të përçarë dhe duke i ngulur thikën pas shpine njëri-tjetrit, do të thotë se 76 vite s?paskemi mësuar asgjë. Historia e Pezës thotë: Kur jemi bashkë bëjmë mrekulli, kur copëtohemi, kur pengojmë, kur përçajmë, humbasim".

Duke u ndalur tek sfidat e  integrimit të vendit, Veliaj tha se duhet bahskëpunim nga të gjithë.

"Teksa përgatitemi për sfida të mëdha, në Tiranë, në Pezë, në gjithë Shqipërinë, në lidhje me Bashkimin Europian dhe me sfida të tjera, lipset që t?i japim dorën edhe atyre që nuk mendojnë si ne".

Ndërsa nga ana tjetër, anëtarët e Partisë Komuniste e kanë përkujtuar 76-vjetorin e Konferencës së Pezës me pankarta në duar dhe thirrje kushtuar diktatorit Enver Hoxha.

Tv Klan

Recommended