Ora News - Vettingu në politikë, Ngjela: Opozita synon destabilizim por e ka të pamundur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nismën e Partisë Demokratike për të kaluar në vetting politikën, avokati Spartak Ngjela, e shikon si përpjekjen e fundit të opozitës për të penguar reformën në drejtësi.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se opozita po tenton të krijojë një ndjeshmëri sociale në funksion të një detabilizimi shoqëror, por është e dështuar.

Të shqetësuar në mbyllje të reformës në drejtësi e sheh dhe mazhorancën, kryesisht Kryeministrin.

Ngjela: Asnjë gjë politike, zgjedhjet janë larg.I shqetëson reforma në drejtësi, e gjithë kjo bëhet nga humbja e ekuilibrit për faktin se një pjesë e liderve të tyre do të goditen nga korrupsioni. Mendojnë se mund të realizojnë ndonjë destabilizim shoqëror, por them se është e pamundur. Policia e organizuar dhe ndërkombëtarëisht po godet krimin e rrugës, është FBI dhe shumë agjensi.Është shkollë goditja penale, nuk është gjë e thjeshtë, të paktën për amerikanët.

Sa më shumë të afrohet fundi i reformës në drejtësi, aq do të ketë përplasje sociale të nxitura nga opozita.Po mazhoranca? Edhe mazhoranca nuk është se ka ndonjë pëlqyeshmëri për reformën në drejtësi, dhe ata preken. Më i lëkunduri është Kryeministri aktual, duket.

Kemi dhe një propozim të opozitës që është nonsens.Nuk ka nevojë për vetting politik se gjithë politika do kalojë në kontroll të imët sipas reformës në drejtësi që është normë kushtetuese.Drafti nuk ka sens juridik, nuk është procedurë, asgjë.Shumë zhurmë për asgjë, kanë humbur ekuilibrin dhe mendojnë se mund të krijojnë efekt apo shqetësim social me anë të cilit mund të krijojnë ndonjë shqetësim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-ne-politike-ngjela-opozita-synon-destabilizim-por-e-ka-te-pamundur

Recommended