Ora News - Bujqësia në vështirësi, Panariti:Qeveria të subvencionojë, ndryshe prodhimet do të kalben

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Pogradeci ku ka vizituar një plantacion me mollë deputeti i LSI-së,ish-Ministër i Bujqësisë i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të subvencionojë bujqësinë.Sipas Panaritit, fermerët shqiptarë nuk po përballojnë kostot e prodhimit dhe kjo do çojë të gjithë prodhimin dëm.

Edmond Panariti ka kritikuar qeverinë e majtë se nuk ka shpërndarë asnjë subvencion për fermerët shqiptarë pavarësisht premtimeve të bujshme.

Gjatë një vizite në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit në një plantacion me mollë Panariti tha se bujqësia jonë nuk po bëhet konkuruese për shkak të kostove të larta.
Panariti: Në rast se kjo mollë nuk subvencionohet, kjo mollë nuk do të ketë kurrfarë shansi për të dalë në treg dhe për të konkurruar edhe me prodhimin e importit, i cili subvencionohet fuqishëm në origjinë. Prandaj duhet t?i jepen paratë fermerëve. Në rast se ju nuk do t?ia jepni paratë e premtuara fermerëve ky prodhim nuk do të shkojë në treg, por do të përfundojë buzë rrugës. Prandaj ne nuk mund t?ia lejojmë këtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bujqesia-ne-veshtiresi-panaritiqeveria-te-subvencionoje-ndryshe-prodhimet-do-te-kalben

Recommended