Shifra te uleta te regjistrimit ne Universitetin e Vlores

  • 6 years ago
Universiteti ?Ismail Qemali? në Vlorë e mbylli raundin e parë të regjistrimeve me shifra aspak të kënaqshme.

Ka një rënie të maturantëve për të aplikuar në programet Bachelor.

Rektori Roland Zisi thotë se kërkesat për Fizikë dhe Matematikë janë në nivele shumë të ulëta.

Në këto kushte Zisi u bën thirrje studentëve të ardhshëm që të regjistrohen në raundin tjetër.

Kuotat e parashikuara nga Universiteti i Vlorës janë rreth 1200 pranime. Përmbushja e kësaj shifre duket ende larg, pasi interesi i maturantëve për të hyrë në këtë universitet nuk është si i viteve të kaluara.

Tv Klan

Recommended