Report Tv-Eksod mjekësh? Spitali i Fierit kundër Urdhrit të Mjekut

  • 6 years ago
FIER - Spitali i Fierit nuk ka largim të mjekëve drejt Gjermanisë. Ky është reagimi që Drejtoresha e këtij spitali Nevila Shuke bëri pas prononcimit që president i Urdhrit të Mjekut Besnik Brahimaj dha ditën e djeshme, në të cilën informoi se brenda këtij viti janë larguar rreth 13 mjekë nga spitali i Fierit.

Drejtoresha Nevila Shuke duke iu mbështetur faktit të mungesës së dokumentacionit tha se ky spital nuk ka largim të mjekëve specialist.

Drejtoresha Shuke tha se spitali i Fierit nuk ka mungesa mjekësh specialist as në imazheri apo neurologji, teksa bëri me dije se plotëson të gjitha nevojat për shërbimet shëndetësore të pacientëve të ardhur nga gjithë bashkitë e rajonit.

Recommended