Integrimi, Leitel për Ora News: Luftoni korrupsionin, forconi rolin e ligjit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Roli i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit konsiderohen dy prej pengesave më të mëdha për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në një intervistë për Ora News Christofer Leitel, President i Eurochamber, Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë thekson se nëse Shqipëria synon integrimin atëherë duhet që të marrë masa në këto dy drejtime. Problemet me pronat konsiderohen një tjetër pengesë ndërsa sugjerohet që për të rritur investimet të përfundojë sa më parë reforma në drejtësi.

Qeveria shqiptare duhet të marrë masa që të forcojë zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit për të marrë statusin e vendit kandidat. Ky apel vjen nga Christofer Leitel, President i Eurochamber, Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë. Sipas Leitel thekson se korrupsioni mbetet një pengesë serioze për ecurinë ekonomike të një vendi dhe Shqipëria tashmë duhet 'ti kthej nismat në realitet. Reforma në drejtësi sipas Leitel është një hap i rëndësishëm edhe për ekonominë.

Leitel: ?Janë disa vende të rajonit që aspirojnë integrimin dhe keto gjashte vende nuk kane pasur zhvillime në tregetinë e brendshme në dekaden e fundit. Pyetja ime është nëse këto vende nuk janë të afta për të pasur zhvillim të brendshem si do t'i përballojnë kompeticionet e forta në tregun europian? Kjo do të thotë që këto vende duhet të forcojnë marrëdheniet tregtare mes tyre. E dyta, secili nga këto shtete që duan anëtarësimin në 2025 duhet të plotesoje 2 kritere, dhe këtë po e them shkurt, sundimi i ligjit dhe jo korrupsion. Nëse këto kritere nuk do të përmbushen atëhere nuk do të ketë anëtaresim, ta themi këtë qartë dhe premtimet për këto nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu unë jam i informuar që Shqiperia po ndryshon legjislacionin e saj dhe janë duke bërë rregulla më të mira. Të implementosh ligjet është një gje dhe të jetosh dhe ti trasmetosh këto ligje në realitet është diçka tjetër dhe për këtë përfaqesues të bizneseve si këto të dhomave duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre për këtë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/integrimi-leitel-ora-news-luftoni-korrupsionin-forconi-rolin-e-ligjit

Recommended