Ora News - Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, akses online në hartat e pasurive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror do të ketë tashmë akses në regjistrin online te zyrës së regjistrimit te pasurive të paluajtshme. Kjo u arrit pas marrveshjes që u nënshkrua mes krerëve të dy institucioneve, ndërsa zbatimi i saj pritet të shmangë vonesat dhe zvarritjet që shkaktoheshin më parë nga komunikimi mes zyrave me anë të shkresave.

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror do të këtë akses në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, duke shmangur në këtë mënyre shkresat burakratike dhe vonesat mes dy institucioneve.

Dy kreret e këtyre zyrave thanë se kjo gjë do të shmangë vonesat shkresore, duke rritur shërbimet e qytetarëve.

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri: Sot zyra qëndrore e regjistrimit të pasurive nënshkruan këtë marrëveshje bashkëpunimi me përmbarimin shtetëror dhe duke filluar nga dita e sotme Përmbarimi Shtetëror do të ketë akses online në regjistrat tanë hipotekor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/permbarimi-gjyqesor-shteteror-akses-online-ne-hartat-e-pasurive