Ora News - Tirana mirëpret finalet e Kampionatit Europian në Volejboll për Femra, U19

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompleksi i Parkut Olimpik të Tiranës priti për herë të parë në Shqipëri Finalet e Europianit në Volejboll për Femra (U19).

Ndeshjen finale Itali-Rusi, e cila u zhvillua të dielën, e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Veliaj theksoi se organizimi i një kampionati të përmasave të tilla është tregues se Tirana ka potencial për të mirëpritur aktivitete të mëdha ndërkombëtare.

Veliaj: ?Dua të falenderoj të gjithë miqtë e Federatës Shqiptare të Volejbollit, të cilët kanë bërë një punë fantastike për të mirëpritur në Tiranë një kampionat europian të të rinjve e të rejave në volejboll. Tregon se Tirana siç është ?njësh? në shumë punë, është ?njësh? edhe në mikpritjen e eventeve të jashtëzakonshme të këtyre përmasave?.

Një prioritet i Bashkisë së Tiranës është edhe zhvillimi i sportit në shkolla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-mirepret-finalet-e-kampionatit-europian-ne-volejboll-femra-u19

Recommended