Report Tv-Platforma e opozitës me 4 pika, ja kush do ta udhëheqë

  • 6 years ago
TIRANE-Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar ku u vendos që të bojkotohet edhe seanca e radhës ditën e enjte, për t?u zhvendosur në mbledhje paralele në Durrës. Vettingu në politikë është kauza e re e PD, ndërkohë që Report Tv zbardh pjesë nga diskutimi i kryetarit Basha në mbledhjen e grupit në lidhje me këtë cështje. Basha thotë se qytetarët duan vettingun në politikë, por nuk sërish nuk përmend në asnjë fjali që kjo nismë të përfshijë edhe familjarët e tyre.

Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi.

Lulzim Basha në mbledhjen e grupit
Menjëherë pas dorëzimit të draftit në Kuvend, në datë 7 shtator për vettingun në politikë, opozita ka ngritur edhe grupin e punës, që do të kryesohet nga Ervin Salianji nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI. Sot kryetari i grupit të PS, Balla është shprehur se propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve, ndërsa Byroja e Hetimit dhe SPAK do ta bëjnë një gjë të tillë duke paralajmëruar një votë kundër nismës.

Lideri i PD, Basha deklaroi ne mbledhjen e grupit se nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.
1 ? Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 ? Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 ? Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 ? Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve?.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune. Report Tv zbardh emrat për secilin grup të 4 shtyllave të platformës së përbashkët të opozitës.

1 ? Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Rudina Hajdari
Klevis Balliu
Dhurata Cupi
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari

Koordinator Ervin Salianji

2 ? Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

Enkelejd Alibeaj
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi
Astrit Veliaj
Klevis Balliu
Lindita Metaliaj
Silva Caka
Nasip Naço

Koordinator Enkelejd Alibeaj

3 ? Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo

Koordinator: Luan Rama

4 ? Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga ol...

Recommended