Ora News - Vokshi: Dhjetëra shkolla janë mbyllur, arsimi shqiptar në agoni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se braktisja e shkollave nga 133 mijë nxënës dhe mbyllja e dhjetëra shkollave, është rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama për arsimin. Në një dalje për mediat nga selia blu, Vokshi i kërkoi ministres Nikolla që të jepë shpjegim sa shkolla po mbyllen.

Vokshi: Lindita Nikolla duhet t?u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë. Gjendjen në arsim nuk mund ta ndryshojë një qeveri që shkurton buxhetin e arsimit dhe ia shpërndan atë kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe klientëve të Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vokshi-dhjetera-shkolla-jane-mbyllur-arsimi-shqiptar-ne-agoni

Recommended