Report Tv- Intervista e plotë me Dashamir Vaqarri

  • 6 years ago
Për temën e trans-nacionalizmit dhe konceptin e shtëpisë është hulumtuar në literaturën teorike, por shpesh mungojnë emocionet dhe introspekti, prandaj artisti shqiptar Dashamir Vaqarri ka zgjedhur, që të hulumtojë këto aspekte në studimin e tij të doktoraturës, duke e interpretuar vizualisht ndërmjet artit. Prandaj studimi i artistit ndalet tek Anglia dhe Gjermania, dy vende në të cilat shqiptarët kanë emigruar, por edhe për shkak të eksperiencës personale që ai ka.

Mendova që të fokusohem për doktoraturën në temën e emigracionit, sepse është akoma aktual. Unë kam një eksperiencë personale. Në vitin 2000 jam larguar në Gjermani. Edhe është një temë aktuale edhe sot, jo nga ana ime emocionale, por është një nevojë për të hulumtuar më tepër. Shqiptarët edhe në periudha historike kanë një lloj eksperience shumë të hidhur, sepse jemi i vetmi komb, duke u krahasuar me italianët, që nuk e kemi lënë vendin tonë me dëshirë tonë, por për shkaqe ekonomike apo edhe fetare, që në kohën e Skënderbeut. Por unë jam fokusuar pas rënies së komunizmit, ku luhej me shqiptarët edhe me çështjen e identitetit. Ne erdhëm pas një zhgënjimi ndaj kohës që jetuam. Si e konceptojnë këta njerëz shtëpinë? Ky emigrim të çon rreth humbjes së shtëpisë. E shohin si një aspekt transnacionalizmi, ku njeriu mban lidhjen edhe me vendin e origjinës edhe pritës, ose si një humbje e shtëpisë, se nuk i mban më lidhjet me vendin e origjinës, por edhe në vendin pritës ndihesh i huaj.

Dashamir Vaqarri, piktor edhe kritik arti

Recommended