Ora News - Ulet numri i lindjeve, Fieri rrezikon plakjen masive të popullsisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fieri është një nga qarqet ku numri i lindjeve po shënon rënie të ndjeshme vit pas viti, duke çuar kështu drejt tkurrjes dhe plakjes së popullisë!

967 foshnje janë regjistruar në Fier nga Janari në Gusht të këtij viti.

Me mesatarisht 100 lindje në muaj, Mjeku obseter Besnik Brahimaj, flet për një rënie me 20 % në krahasim me pak vite më parë dhe deri në 80 % me fillimvitet 90.

Besnik Brahimaj: Kjo rënie e lindjeve mund të themi se mund të çojë në një plakje masive të popullsisë.

Me këtë trend, mjeku thotë se pasojat e asaj që njihet si plakja e popullsisë, do të ndjehen brenda pak vitesh në Fier.

Besnik Brahimaj: Krijohet një disbalancim mes lindjeve dhe vdekjeve duke sjellë plakjen e popullsisë.

Emigracioni dhe planifikimi familjar janë arsyet për rënien e lindshmërisë, por më së shumti qytetarët theksojnë shkaqet social ekonomike

Të dhënat e Instat treguan se numri i lindjeve për periudhën korrik ?shtator shënoi një renië 20.7% më pak krahasuar kjo me një vit më parë. Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë ndërsa rritje shënon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulet-numri-i-lindjeve-fieri-rrezikon-plakjen-masive-te-popullsise

Recommended