Ora News - Balla thirrje Xhafajt: Vrasjet në Shkodër duhen zbardhur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërkohë që opozita është mbledhur në Shkodër në nisje të sesionit parlamenetar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se krimet në Shkodër kohët e fundit duhet të zbardhen dhe autorët të ndëshkohën. Për këtë ai i bëri thirrje ministrit Xhafaj që të reagojë.

Duke bërë një bilanc të vrasjeve në Shkodër, Balla tha se ato janë më të pakta sesa në mandatin kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.

Balla: Në 2010 kur ministri i Brendshëm ishte Basha ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje. Krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë tetë mujori janar-gusht 2018. Edhe gjatë 2012 ka qenë një numër i lartë 18 dhe mesatarja ka qenë 15 vrasje në mandatin e dytë dhe të fundit të PD krahasuar me një numër 9 mesatarja gjatë mandatit tonë të parë.

Vrasjet në Shkodër duhen zbuluar dhe ndëshkuar menjëherë dhe sa më parë. Zoti Ministër i Brendshëm ne kemi besim te puna juaj dhe e policisë dhe presim menjeherë reagimin, sa më të shpejtë dhe të fortë, një përgjigje kuptim plotë ndaj kudo që ka gisht në shqetësimin e qytetarëve shkodranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-thirrje-xhafajt-vrasjet-ne-shkoder-duhen-zbuluar

Recommended