27-vjeçari dhunon shitesen dhe vjedh marketin

  • 6 years ago
Ky është momenti kur Keni Braçe, një i ri nga Durrësi grabit një market në lagjen Nr 8 të këtij qyteti. Me një pistoletë lodër me vete, ai futet në market, shtyn me dhunë shitësen dhe merr një sasi parash nga arka. Më pas, 27-vjeçari largohet me shpejtësi.

Megjithatë, "aventura" e të riut ishte jetëshkurtër, pasi falë ndërhyrjes së autoriteteve policore, ai u arrestua.

Policia i gjeti Braçes edhe mjetet e përdorura për kryerjen e krimit, si dhe sasinë e parave të vjedhura.

"Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale pistoleta tip çakmak; maskë kirurgjie; doreza; sasia e lekëve të vjedhura, 79 300 lekë të reja", thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al

Recommended