Ora News - Durrës, me maskë kirurgjie dhe pistoletë me çakmak grabit 79 300 lekë në market

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 27 vjeçar është arrestuar vetëm pak momente më vonë pasi ka tentuar të vjedhë me dhunë një market nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Në pranga përfundoi Keni Braçe 27 vjeç, të cilit është sekuestruar edhe pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

"Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M", sqaron policia.

Policia sqaron se i riu kishte arritur të vidhte 79 300 lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-me-maske-kirurgjie-dhe-pistolete-me-cakmak-grabit-79-300-leke-ne-market

Recommended