Shpresa per t’u bashkuar me Kosoven

  • 6 years ago
Trekëndëshi Kosovë, Maqedoni, Serbi -fshati Miratoc i Preshevës. Këtu jetojnë mijëra shqiptarë. Në anën tjetër në fshatin Llojan në Maqedoni po ashtu. Kufiri është mbyllur prej vitesh. Tani ata janë nën ethet e ndryshimit të kufijve.

Këtu kanë kaluar shumica e refugjatëve në rrugën e Ballkanit nga Siria, por banorët shkojnë në zonë kufitare zyrtare pasi kufiri lokal nuk është vendosur më. Zejnullah Haliti, është nga shumica e fshatit që kufiri i ndanë me familjet. Një kilomet e gjysmë I ndanë.

Pikën kufitare Tobanoc në Preshevë me Maqedoninë e zgjodhen kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, e presidenti serb, Alleksandar Vucic për tu takuar bashkë në mënyrë që të flasin për marrëdhëniet e tyre. Shqiptarëve këtu u është premtuar tu hapet një kufi prej vitesh. Papunësia është e madhe dhe bashkë me të edhe emigracioni.

Shpresojnë se do të jenë bashkë me Kosovën apo të paktën tu hapen kufijtë dhe mundësitë.

Recommended