Veliaj: Parku i Liqenit iu kthye qytetareve

  • 6 years ago
Akuzave të opozitës se po betonizon parkun e liqenit Artificial të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj iu kundërpërgjigj duke thënë se nën drejtimin e tij, Bashkia e Tiranës i ka kthyer qytetarëve hapësirat e gjelbërta, duke i çliruar ato nga ndërtimet pa leje.

?Po gjallërojmë një pjesë të liqenit, të cilën shumë njerëz as nuk e dinin që ekzistonte. Ajo ishte zaptuar, kishte ndërtime pa leje, ku një palë thoshte ?tokë e zënë?, kurse pala tjetër: ?Këtu do të bëj pallatin tim. ?

Veliaj tha se Parku i Liqenit Artificial është kthyer në hapësirën më të pëlqyer për banorët e Tiranës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore, ku për dy ditë me radhë, u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Balonave.

?Është një fillim fantastik për një traditë, që besoj se do të shënojë kujtesën e atyre që do të kalojnë fëmijërinë në Tiranë.?

Kryebashkiaku i Tiranës dha edhe lajmin për nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Kosova?, e cila do të hapë dyert në 17 Shtator.

Tv Klan

Recommended