Report Tv- INTERVISTA ME RREGJISORIN ADONIS FILIPI

  • 6 years ago
?Elektra? e dramaturgut grek Sofokliut, pa dritën e skenës në Kinë nën regjinë e Adonis Filipit. Regjisori shqiptar me trupën e teatrit ?Shandog Drama? në Jinan bëri që versioni bashkëkohor i veprës së lashtë greke, që ka në qendër mëkatin, krimin, hakmarrjen , dhimbjen, sfidat etike dhe sociale të arrinte kulmin e vet. Në një intervistë për kamerën e ?Report tv? Adonis Filipi rrëfen këtë eksperiencë të veçantë që ka përjetuar në Kinë.

Ishte një eksperiencë e bukur, njerëzore dhe padyshim profesionale edhe kulturore. Qyteti ku punova ka rreth 8 mln banorë, por mbi të gjitha ajo që dua që të evidentojë është aspekti njerëzor i artit. Ajo që më inkurajoi më tepër në këtë sipërmarrje ishte trupa, në një moshë të re, me vokacion edhe me shumë ambicje. Ishte në vizionin e tyre për të ëprifituar edhe për të shkëmbyer përvojat edhe eksperiencat në gjuhën e teatrit.

Regjisori Adonis Filipi

Recommended