Ora News - Tiranë, foshnja e pajetë gjendet në kazanin e plehrave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën ?Azem Galica? fare pranë Spitalit të Traumës, teksa foshnja është gjetur nga banorët pa shenja jete brenda një çante të zezë.

Nga dyshimet e para mendohet se foshnja ka lindur pa ndihmë mjekësore, pasi kordonin e ka pasur të pa prerë. Gjithashtu foshnja ishte i pa trajtuar dhe pa asnjë mbulesë. Menjëherë sapo është konstatuar banorët kanë njoftuar policinë e cila pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë dërgimin e trupit të pa jetë në ambientet e morgut në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për gjetjen e nënës së foshnjës ndërkohë që janë marrë ne pyetje banorët e zonës.

Janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së zonës përreth vendit ku është gjetur foshnja për të parë nëse kanë fiksuar personin që ka hedhur trupin e pa jetë në kazanin e mbeturinave.

Gjithashtu janë kryer edhe verifikimet në të gjitha maternitet ku është konstatuar se fëmija nuk ka lindur në ambient spitalor. Gjithsesi policia është duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për të gjetur dhe zbuluar autoret e kësaj ngjarje të rëndë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-gjendet-ne-nje-cante-ne-rruge-foshnja-e-pajete

Recommended