Report Tv-Pushohen hetimet për dhunën ndaj gazetarit Fundo, Artan Hoxha: Mbathja nga sytë këmbët

  • 6 years ago
TIRANE-Një ditë pas sulmit me armë zjarri mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vjen një tjetër lajm që ka lidhje me dhunën ndaj gazetarëve. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të pezullojë hetimin për rastin e dhunimit të gazetarit Elvi Fundo me arsyetimin e moszbulimit të autorëve që e goditën barbarisht. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook dokumentin e prokurorisë që njofton në datë 31 korrik pezullimin e hetimeve 18 muaj nga ngjarja. Hoxha shprehet se ?Elvi tani duhet që të apelojë vendimin në gjykate ose ndryshe ...t?ia mbathë nga sytë këmbët?.

Me qe jemi te ngazellyer nga perfshirja per mbrojtjen e lirise se medias dhe gazetareve, ja nje mesazh tjeter qe na serviret i fresket nga agjensite e zbatimit te ligjit. E mbani mend si e masakruan Elvi Fundon mengjesin e 8 marsit 2017?!!! E kam gjetur te masakruar ne spitalin ushtarak sa dukej se nuk do te ngrihej me ne kembe. Per fat te mire ia hodhi paq me ca operacione ne koke dhe ne fytyre por e mori veten dhe e kemi serish nesh. Autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin. Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille.

Edhe ate kohe u be zhurme, u fol per cenimin e lirise se medias dhe per pasigurine e jetes ne Shqiperi. Ja ku jemi 18 muaj me pas, per ironi te fatit me 31 gusht 2018, nje dite pasi prokuroria, Policia dhe gjykata u shprehen njezeri se e denojne sulmin ndaj Klodiana Lales. Me poshte keni vendimin e fresket te prokurorise per pezullimin e hetimeve per moszbulimin e dy autoreve qe sulmuan barbarisht Elvi Fundon. Elvi tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe ...tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret(kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017. Zoterinj te ligjit faleminderit qe na ngushelloni, por detyra juaj eshte te zbuloni krimet, te ndeshkoni autoret, te vendosni drejtesi. Kur pas nje viti e gjysem pezullohen hetimet per masakrimin barbar te Elvi Fundos, ngjarje qe ndodhi diten per diell, vetem 500 metra nga sheshi Skenderbej, para kamerave qe e filmuan ne cilesi maksimale sulmin, mes dhjetera deshmitareve qe i pane live autoret, si mund te kemi shprese se do te zbulohet sulmi ndaj baneses se prinderve te Klodiana Lales, ngjarje qe ndodhi ne nje zone thelle ne periferi te Kamzes, ne erresiren e nates, pa asnje kamer rreth e rrotull, dhe sigurisht pa asnje deshmitar?!!!

E di qe shume njerezve ne kete vend mund te mos u pelqeje ajo qe shkruan apo qe thote Elvi Fundo dhe media e tij. E cilesojne te idhet, farmak, por kjo nuk do te thote qe te rreshtohen me maskat qe e masakruan me doreza dhe leva hekuri, e te gezohen qe ata do te jene serish te lire.... Sepse ato maska me leva hekuri jane ende ne qar...

Recommended