Ora News - Rama "prek" varfërinë: Nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga ditët e tjera, kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur me disa pamje të tmerrshme të një familje e cila jeton në varfëri ekstreme.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka qenë në familjen e Hysen Zhupanit, në Shijak, familja prej 5 anëtarësh e cila jeton vetëm në një dhomë.

Siç e thotë vetë kryeministri, e ka mbajtur fjalën dhe ka shkuar tek kjo familje e varfër, të cilës i premton se përpara dimrit do të rikthehet përsëri, por këtë herë për t'i parë anëtarët e kësaj familje me një banesë të re.

Rama: Do merrem unë me këtë çështje, do ta rindërtojmë komplet, do ta mobilojmë dhe ju do keni dhomë për të mësuar, ti të vazhdosh të marrësh 10-ta. Do ta bëjmë, do ta bëjmë shumë shpejt, ta kam dhënë fjalën që do vij, por nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme, është situatë shumë e frikshme. Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-prek-varferine-shqiptare-nuk-e-prisja-qe-ishte-kaq-e-tmerrshme

Recommended