Gjate sezonit të verës AKU ka inspektuar mbi 2000 subjekte dhe raportet tregojnë se në 50% janë konstatuar problematike. Janë gjobitur 92 subjekte dhe janë mbyllur 20 prej tyre për shkak të problematikave me falsifikimin dhe tregtimin e produkteve të falsifikuara.
Gjatë 3 muajve të verës AKU ka inspektuar 2284 biznese, ku ka rezultuar se gati 50% e tyre kanë patur problematika me kushtet e ruajtjes së produkteve, ato higjeno-sanitare dhe problematikë me dokumentacionin.
Por përtej këtyre mangësive, inspektorët e AKU vlerësuan dhe vendosën mbylljen e 20 subjekteve, biznese që tregtojnë produkte të rëndësishme si buka, fast-food dhe piceri si dhe në sektorin e shërbimeve ndërprerje të aktiviteti të restorantëve.
Inspektori, Ledio Ilollari, thotë shkeljet e shpeshta të konstatura.
Ledio Ilollari: Më së shumti në mangësi të kushteve higjeno-sanitare. Përfshirë dokumentacionin bazë, gjurmushmërinë, sistemin e vetë kontrollit, moria e masave që vetë operatori duhet të marrë që ti garantojë sigurinë ushqimore konsumatorit. Etiketimi është me shumë rëndësi apo evidentimi, asgjesimi dhe bllokimi i produkteve të pasigurta, atyre me afat të kaluar përdorimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aku-inspektoi-2284-biznese-gjate-veres-50-e-tyre-probleme-me-kushtet