Vijon dyndja e pushuesve nga Kosova

  • 6 years ago
Janë ditët e fundit të Gushtit për të shijuar bregdetin shqiptar. Por kjo dyndje me qytetarë dhe automjete të pafundme vazhdon të shkaktojë radhë të gjata nga Morina në Kukës.

Në pesë urat e papërfunduara, policia rrugore po përpiqet të menaxhojë situatën. Hyrja e urës mbi Drin është nyja kryesore e problemeve.

Në këtë pikë mjetet duhet të kalojnë nga dy në një korsi të vetme. Automjetet e transportit të mallrave nuk janë lejuar, por kolonat e gjata, ndalesat e herë pas hershme nuk janë evituar.

Javën e ardhshme në Kosovë nis procesi shkollor dhe administrata shtetërore i kthehet punës, duke përmbyllur kështu edhe sezonin e pushimeve.

Të shumtë janë edhe emigrantët nga Kosova që kanë përfunduar qëndrimin në vendlindje dhe zgjedhin Shqipërinë si rrugë të kthimit në vendet e tyre të punës.

Recommended