Ora News - "Si më goditi me sëpatë djali i xhaxhait për 100 metra tokë", dëshmia nga Fieri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një konflikt pronësie për 100 metra tokë ullishte mund të përfundonte në tragjedi të vërtetë.

Tre vëllezër dhe fëmijët e tyre banorë të fshatit Çorrush të Mallakastrës janë të përfshirë në sherr me grushte deri në përdorimin e sëpatës.

Sokol Lalaj, djali që po merr mjekim në spitalin e Fierit pasi u godit me sëpatë nga djali i xhaxhait i kërkon shtetit të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi edhe më të rëndë.

Ai jeton në Greqi prej 20 vitesh dhe kishte vetëm pak ditë, të martën e kësaj jave, që kishte mbërritur në shtëpi për disa ditë pushime.

Sokol Lalaj: "Jemi në konflikt me xhaxhanë për 100 metër tokë që unë e kam mbjellë ullinj. Jemi në proces gjyqësor por nuk di shumë detaje nga gjyqi pasi unë të martën (21 gusht) erdha. Kemi një vit që sorollatemi për tokën time.

Të vijë shteti e policia të ndajë kufijtë. Duam të na i zgjidhë shteti sepse në bashki e në komunë ka njerëzit e vet (thotë për xhaxhain). Shteti të vijë të na ndajë kufijtë të mos shkojë puna më keq.

Si u godit me sepate

39 vjeçari tregon dhe si u godit me sëpatë nga kushëriri i tij. Të dyja duart i ka të lidhura me fasho.

"Dje kishte bërë llafe plaku (babai i tij) me xhaxhanë për punën e tokave. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë ik bëj denoncimin tek policia se xhaxhai ka qëlluar babanë. Bëra denoncimin dhe ika në shtëpi. Po prisja të vinte policia. Filloi të më godiste me sëpatë. Filloi të godiste me bishtin e sëpatës më pas e ktheu dhe më çau me sëpatë në dy vende (tregon duart) Sëpata ra nga bishti dhe autori vrapoi për të ikur por aty afër ishte policia.

Policia ka arrestuar në flagrancë për akuzën "Vrasje e mbetur në tentativë" Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër, djalin e xhaxhait të të plagosurit. Gjithashtu janë arrestuar xhaxhai i tij Zenel Lalaj dhe dhe Besnik Lalaj, djali i xhaxhait të tretë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/si-me-goditi-me-sepate-djali-i-xhaxhait-100-metra-toke-deshmia-nga-fieri-dhe-apeli-shtetin

Recommended