Report Tv-Policia Rrugore monitorime në kryeqytet, 78 gjoba në vetëm dy orë

  • 6 years ago
Kanë vijuar kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në kryeqytet në funksion të Planit Operacional ?Tispol Gusht 2018?.

Nga pamjet e publikuara nga policia rrugore, bëhet me dije se më shumë se 78 masa administrative janë vendosur në vetëm dy orë.

Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi këmbësorëve, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët.

Recommended