Report TV - Kapet drogë çokollatë e futur te goma e makinës, arrestohet trafikanti në Elbasan
  • 6 years ago
Një operacion antidrogë është finalizuar nga drejtoria e policisë së Elbasanit. Policia njofton se janë sekuestruar 7 kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në formë çokollate.

Mësohet se është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, ndërsa një shtetase tjetër është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ?moskallëzim krimi?. Artur Gjolena, 37 vjeç, është arrestuar nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Bradasheshi". Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi. Sekuestrohet 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Bradasheshi".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

? Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për "Mos kallëzim krimi", shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

? V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.
Recommended