Ora News - Tragjike/ Aksidentohet rëndë familja shqiptare në Kanada, vdesin babë e bir

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një familje shqiptare në Kanada është aksidentuar në mënyrë tragjike, ku babë e bir humbën jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur gruaja dhe vajza.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Calgary, ku makina me të cilën ata po udhëtonte u përplas fillimisht me një dre dhe më pas me një automjet tjetër, shkruajnë mediat vendase.

Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, vdiqën në vend, ndërsa gruaja e tij Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Por bilanci i viktimave u rëndua edhe më shumë, pasi nga aksidenti humbën jetën edhe dy persona nga automjeti tjetër. Viktima janë Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Caroa, ndërsa tre të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Shqiptari Fatos Metko ishte shef kuzhine në Broken Plate. Ai kish punuar në Broken Plate në Willoë Park në Calgary që prej vitit 2009.

Ervin Bushi, bashkëpunëtori i tij tha se Fatosi ka qenë një njeri shumë punëtor dhe i sjellshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kanada-aksidentohet-rende-familja-shqiptare-vdesin-babe-e-bir

Recommended