Ora News - Zbulohet si ra zjarri në çerdhen nr 14, dritarja e thyer dhe shkallët e drurit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundon akt ekspertiza e zjarrit të rënë në çerdhen nr 14 javën e kaluar.

Drejtoria e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimit konfirmon se zjarri është shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe ka qenë i qëllimshëm.

Zjarri ra në orën 04:57, të 16 gushtit, në çerdhen nr.14, në Lagjen ?Ali Demi? në Tiranë.

"Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së rregullatorit nga bombola e gazit dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ka ngopur ambientin e brendshëm me gaz, i cili në kontakt me pjesën e djegur të kutive të kartonit ka shkaktuar shpërthimin e ambientit.....Provat dhe faktet e mbledhura nga ekspertët e Drejtorisë së MZSH-së çojnë në përfundimin se zjarri në çerdhen nr.14 ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm" informon Drejtoria e Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimit

Dritarja e thyer dhe shkallët e drurit

Ekspertët kanë konstatuar xhamin e thyer të dhomës ku ndodhej bombola e gazit dhe poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë.

Po kështu në brendësi të ambientit, poshtë dritares dhe mbi banakun prej betoni ekspertët kanë gjetur disa kuti kartoni pjesërisht të djegura.

"Ekspertët e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri vërejnë se zjarri ka rënë midis bombolës së gazit dhe kutive të kartonit. Gjithashtu, akt-ekspertiza përfundon se zjarri është shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertët e MZSH-së kanë konstatuar se, në ambientin ku ishin vendosur bombolat e gazit, në anën verilindore të çerdhes nr.14 dhe me mur ndarës me kuzhinën e gatimit, xhami i krahur të djathtë të dritares ishte thyer. Poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë.

Në brendësi të ambientit, poshtë dritares dhe mbi banakun prej betoni ekspertët kanë gjetur disa kuti kartoni pjesërisht të djegura. Gjithashtu, akt-ekspertiza konstaton se është gjetur edhe një bombol gazi e dëmtuar në pjesën e sipërme nga zjarri, kurse rregullatori i gazit ishte i shkëputur bashkë me tubin e gazit nga bombola"

Akt-ekspertimi i është vendosur në dispozicion organit të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbulohet-si-ra-zjarri-ne-cerdhen-nr-14-dritarja-e-thyer-dhe-shkallet-e-drurit

Recommended