Ora News - Mbi 1000 pushues morën ndihmë në ambulancën e Plazhit të Vjetër Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 1100 pushues kanë marrë ndihmë mjekësore pranë qendrës shëndetësore të vendosur pranë plazhit të vjetër në Vlorë.

Fluksi deri në 150 vizita në javë është regjistruar në pjesën e dytë të korrikut dhe përgjatë muajit gusht, ku edhe numri i turistëve në brigjet e Vlorës ka qenë më i lartë

"Fluksi mesatarisht është në oraret e darkës. Është një shërbim shumë i mirë" thotë Rajmonda Isufi mjeke pranë qendres shëndetësore.

Virozat, luhatjet e tensionit por dhe pickimet janë tre nga shqetësimet kryesore për të cilat turistrët kanë marrë ndihmë mjekësore pranë kësaj qendre

Këto qendra shëndetësore funksionojnë 24 orë dhe janë të pajisura me aparatet e urgjencës.

Vec turistëve ata u shërbejnë edhe banorëve të zonave ku janë vendosur.

Në të gjithë vendin janë ngritur 26 qendra shëndetësore verore në zonat turistike që janë në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbi-1000-pushues-ndihme-ne-ambulancen-e-plazhit-te-vjeter-vlore

Recommended