Ora News - Tola: Janë konstatuar bllokim të akseve rrugore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola ka kërkuar prej drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e rasteve të ndalimit në rrugë. Sipas tij në këtë periudhë të gushtit janë konstatuar edhe bllokim të akseve për shkak të mbingarkesës. Masa shtesë policia ka marrë edhe për pelegrinazhin në Malin e Tomorit.

Tola: Bllokime dhe ngadalësime të tilla janë konstatuar në qytetin e Sarandës dhe në hyrje të qytetit të Vlorës, në aksin rrugor Sarandë - Syri i Kaltër dhe Sarandë ? Butrint, ku edhe për shkak të përkeqësimit të motit ditën e djeshme, u shtua ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim në qytet, pasi pushuesit me mjetet e tyre u larguan nga plazhet.

Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë ? Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve.

Në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze.

Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në 15 ditët e para të muajit Gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendase dhe të mjeteve të turistëve ekzistues.

Shërbimi i Policisë Rrugore gjatë javës në vijim në datat 19-24 Gusht, do të monitorojë dhe mbikqyrë me patrulla të shtuara aktivitetin mjaft të rëndësishëm të ?Pelegrinazhit në Malin e Tomorit? me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Nisur nga kushtet e segmenteve rrugore që të çojnë në atë destinacion malor, veçanërisht segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat ? Skrapar me vendin e kultit ? malin Tomor, Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, kërkon vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesshëm të mjetit, mospërdorimin e pijeve alkoolike, duke treguar kujdes maksimal, për shkak edhe të kushteve të rrugës. Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet për shërbimin, ndihma automobilistike dhe këshillimi i drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që në orare të caktuara do të vazhdojë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit të mjeteve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tola-jane-konstatuar-bllokim-te-akseve-rrugore

Recommended