Frikë për një skenar genovez? Mit’hat Tola: Kemi nisur kontollin në urat e Shqipëri

  • 6 years ago
Tirane- Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola në një konferencë për shtyp ku foli mbi masat e marra nga policia për rritjen e parametrave të sigurisë, reagoi për herë të parë edhe në lidhje me gjendjen e urave në Shqipëri, duke marrë shkasë nga tragjedia e Genovas, ku 39 vetë humbën jetën nga shembja e papritur, tre ditë më parë.

"Kemi ngritur grupe teknike pune për të verifikuar gjendjen e strukturave dhe të elementeve të sigurisë së urave në Shqipëri",- tha Tola.

Kujtojmë se problematikën e urave të amortizuara në Shqipëri e trajtoi një ditë më parë Report Tv. Të paktën pesë ura, ajo e Vorës, Kukësit, Milotit, Tapizës dhe Dragotit paraqesin rrezikshmëri.

DEKLARATA
Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë ? Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve.

Në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze.

Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në 15 ditët e para të muajit Gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete, duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendase dhe të mjeteve të turistëve ekzistues.

Shërbimi i Policisë Rrugore në akset rrugore të mbingarkuara, ka vazhduar rregullimin dhe drejtimin e trafikut me orare të zgjatura ? për ata drejtues mjeti që me veprimet e tyre në shkelje flagrante të normave të sjelljes, ka marrë masat administrative në zbatim të nenit 141 ?Pozicioni i mjetit në karrexhatë?, i cili përveç masës administrative me gjobë, parashikon dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Recommended