Ora News - PD premton rishikimin e çdo koncesioni abuziv

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka premtuar se do të rishikojë çdo koncesion të dhënë abuzivisht nga qeveria dhe që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për mediat deputeti Fatbardh Spahia deklaroi se qeveria e majtë po zhvat qytetarët me konçesionin e check-up një fakt ky që sipas tij, konfirmohet edhe nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Fatbardh Spahia: Në një vend ku prokuroria nuk do të ishte nën kontrollin e kryeministrit zyrtarët më të lartë të ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së Tatimeve sot duhej të ishin në burg për abuzime flagrante me fondet publike në favor të një kompanie private të lidhur direkt me kryeministrin. PD është e vendosur të anulojë koncesionin e dështuar të Check up dhe cdo koncesion tjetër korruptiv. Me ligjin antimafia çdo pasuri e qindarkë e grabitur do i kthehet shqiptarëve.

Spahia theksoi se KLSH ka gjetur problematika dhe ka bërë rekomandime që nuk janë përmbushur nga ana e qeverisë. Sipas selisë blu nga këto marrëveshje koncesionare abuzive po përfitojnë njerëz pranë kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-premton-rishikimin-e-cdo-koncesioni-abuziv

Recommended