Report TV - Mat, çadra ushtrie për banorët e prekur nga termeti

  • 6 years ago
Banorët e zonës së Matit të cilët u preken si pasojë e termetit të ndodhur 3 ditë më parë, këtë të martë ata janë sistemuar në disa çadra ushtrie. Por kjo ka bërë që shumë prej tyre të kundërshtojnë një jetesë të tillë pasi ata janë me fëmijë të vegjel dhe nuk arrinë të jetojnë në çadër.Disa prej familjeve të dëmtuara nga tërmeti i të shtunës në fshatrat Dukagjin dhe Derjan të Matit, iu janë montuar çadrat nga forcat e ushtrisë. aktualisht numri i banesave të pabanueshme është 8, ndërsa vijojnë verifikimet. Familjarët që kanë kaluar natën në çadër, kërkojnë ndihmën e shtetit pasi nuk mund të qëndrojnë gjatë aty. Ata shprehen se është shumë e vështirë me fëmijë të vegjël të jetosh nën çadër, ndërsa vetë janë të pafuqishëm ekonomikisht për të rindërtuar banesat të cilat aktualisht nuk kanë asnjë siguri për qëndrimin e tyre brenda.

Recommended