Report TV - Peqin, termeti dëmton 37 shtëpi, 4 të pabanueshme

  • 6 years ago
Termeti i rënë pak ditë më parë ka shkaktuar probleme edhe në fshatarat e rrethit të Peqinit. Në njesinë administrative, Sheze pjesë e bashkisë së qytetit të Peqinit lekundjet kanë dëmtuar 37 shtëpi banimi të vjetra. Sipas banorëve janë demtuar themelet e shtëpive si dhe janë çarë muret. Pergjegjësi i njësisë administrative, Shefqet Tabaku thotë se tek shtëpitë e dëmtuara ka patur më tepër çarje te themeleve, ndërsa 4 prej tyre janë dëmtuar më rëndë dhe janë tërësisht të pa banueshme. Sipas tij menjëherë është informuar këshillin bashkiak i cili do të ngrejë grupin e punës për të evidentuar dëmet e shkaktuara .

Recommended