Ora News - Fluks pushuesish në Ranën e Hedhun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rana e Hedhun është zgjedhja e parë e atyre që kanë zgjedhur Shëngjinin në këto pushime verore. Numri i pushuesve në këtë zonë është rritur ndjeshëm, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së përmirësuar. Udhëtimi drejt kësaj pjese të Shëngjinit nuk është më një sakrificë si një vit më parë.

Gjok Caci: "Një numër i madh i pushuesve qëndrojnë në këtë zonë, duke përfituar edhe nga investimi që është bërë kryesisht prej bizneseve private që kanë rregulluar kushtet për të shkuar deri tek Rana e Hedhun."

Pushuesit i drejtohet zonës së quajtur Rana e Hedhun për plazh duke parë se në pjesën veriore të Shëngjinit situata është problematikave për shkak të mbeturinave të shumta. Për ata që preferojnë këtë pjesë të bregdetit duhet bërë më shumë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës.

Pushues: "Kam ardhur nga Gjermania me fëmijët. Jam shumë i kënaqur, kushtet janë të mira."

Rana e Hedhun është një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit bregdetar në Shqipëri, ndërsa vitet e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe turistëve që e frekuentojnë me tendencë për rritje të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fluks-pushuesish-ne-ranen-e-hedhun

Recommended