Ora News - Ulet çmimi i banesave me 2.5% në tremujorin e dytë të 2018

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ata qytetarë që kanë në plan të blejnë një shtëpi ose të marin me qera duhet të shfrytëzojnë momentin. Sipas Bankës së Shqipërisë çmimi i shitjes së banesave pësoi një rënie me rreth 2.5% gjatë tremujorit të dytë. Ndërkohë një ulje të konsiderueshme ka pësuar edhe qiraja e banesave.

Sipas raportit për ecurinë e tregut të banesave indeksi i qirasë së banesave regjistroi rënie prej 7.6% në tremujorin e dytë.

Të ndikuar nga ulja e çmimeve por edhe favorizimi i kreditimit të individëve për blerjen e një shtëpie duket se ka dhënën efekte duke rritur shitjet e apartamenteve.

Sipas Bankës së Shqipërisë dinamika shitjeve në këtë sektor ka rezultuar më e përmirësuar, duke shënuar një rritje me 9.9% nga 7.5% në tremujorin e mëparshëm.

Këto të dhëna konfirmojnë se sektori i ndërtimit ka pasur një zhvillim pozitiv kohët e fundit.

Ndryshimet e çmimeve në tregun e banesave gjatë tremujorëve të fundit sipas BAnkës Qendrore kanë reflektuar në një farë mase edhe efektet e ndryshimit në kursin e këmbimit euro/lek, sepse një pjesë e çmimit të banesave janë në monedhën euro dhe kthehet më pas në monedhën vendase me kursin mesatar të muajit përkatës.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve në tremujorin e parë ishte 221, nga 211 leje të miratuara në tremujorin e mëparshëm. Ky numër vijon të rritet, por përsëri vlerësohet nën mesataren historike të tij. Në lejet e miratuara gjatë tremujorit të parë

127 ishin leje për ndërtesa për qëllime banimi, ndërsa 94 leje për ndërtesa të tjera si hotele, ndërtesa për zyra, ndërtesa industriale e të tjera.

Shitjet e banesave 2018

Janar ?Mars 7.5%

Prill-Qershor 9.9%
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ulet-cmimi-i-shitjes-se-shtepive-me-25-ne-tremujorin-e-dyte-te-2018

Recommended