Me motorrin në gomë të parë dhe gara shpejtësia, policia këshillon drejtuesit te Unaza e Re

  • 6 years ago
Në kuadër të kontrolleve për shkeljet që bëhen nga drejtuesit e mjeteve, ?Shqiponjat? në bashkëpunim me policinë rrugore kanë ushtruar kontrolle në Unazën e Madhe.

Gjatë natës janë proceduar pesë drejtues mjetesh, të cilëve ishin duke bërë gara me shpejtësi; tre drejtues mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe tre drejtues mjetesh me xhama të errët.

Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje.

Shkruan policia, teksa poston edhe pamje nga aksioni
Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kontrollet e nisura më herët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat ?Shqiponja?në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si ?pistë garash? ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose...

Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim
mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.

Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje.

Recommended