Ora News - Braimllari: Tenderi tek Unaza e Re, duhet të ishte subjekt i parë hetimi nga SPAK

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për LSI, çështja e Unazës së Re duhet të ishte subjekt i parë i hetimit nga SPAK. Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari reagoi pasi Prokuroria mbylli hetimet dhe çoi si të pandehur vetëm Avdjol Dobin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas tij, Prokuroria në mënyrë qesharake akuzon vetëm një recepsionist kur nën hetim duhet të ishin marrë Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro.

Reagimi i Endrit Braimllarit

Prokuroria mbylli hetimet për tenderin tek Unaza e Re, Braimllari: Akuza qesharake, duhet të ishte subjekt i parë hetimi nga SPAK

Qytetarët prisnin të shkonin përpara drejtësisë përfaqësuesit shtetërorë të cilët implementuan një projekt me dokumente të falsifikuara ku kërkonin të gllabëronin 40 milionë euro.

Prokuroria vendosi të çojë për gjykim me një akuzë qeshkarake vetëm një recepsionist.

Kjo çështje duhet të ishte subjekti i parë i hetimit nga SPAK, me qëllim që jo vetëm të krijohej besimi te qytetarët por të shkonin përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar. Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë aferë.

Është e qartë që ?Ramaforma?, burgos qytetarët e thjeshtë, të pafajshëm, të ndershëm dhe mbron të korruptuarit, kriminelët me urdhër qeveritar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tenderi-tek-unaza-e-re-braimllari-akuza-qesharake-duhet-te-ishte-subjekt-i-pare-hetimi-nga-spak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp