Temperatura perveluese do te godasin Shqiperine

  • 6 years ago
Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë. Sinoptikanët paralajmërojnë se i nxehti afrikan që ka pushtuar Europën, do të vijojë të rrisë temperaturat edhe në vendin tonë.

Termometri parashikohet të regjistrojë thuajsë 40 gradë në zona të veçanta në mesjavë.

Por më e prekura do të jetë Portugalia dhe Spanja jugore, e cila sipas sinoptikanëve temperatura të tilla i ka shënuar rrallë herë përgjatë 150 viteve të fundit.

Sinoptikanët sqarojnë se vlera të tilla termike në kontinentin Europian, janë ekstremisht të larta, ata kanë kapërcyer temperaturat mesatare shumë vjeçare, me 4 deri në 8 gradë, duke bërë që në ishujt britanikë dhe vendet nordike të thyhen edhe rekordet e të nxehtit.

Recommended