Ora News - Vetingu në Gjykatën e Lartë, shkarkohet Artan Broci, konfirmohet Medi Bici

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Artan Broci, është gjyqtari i katërt i Gjykatës së Lartë i cili nuk arrin të kalojë vetingun.

Me shumicë votash, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Artan Brocit, i cili mban dhe postin e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimi u lexua sot nga trupa gjykuese ndërsa vetës subjekti rivlerësues nuk ishte i pranishëm.

Duket se pasuria ka qenë shkaku që ka djegur gjyqtarin Broci.

Përmes një reagimi për median Broci shpërtheu kundër KPK-së duke i quajtur "komisare politike të kryeministrit"

Ndërkohë u konfirmua në detyrë gjyqtari tjetër i kësaj gjykate, Medi Bici. Vendimi për të ishte unanim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-dhe-gjyqtari-i-gjykates-se-larte-artan-broci

Recommended