Ora News - Qeveria pranon kritikat e DASH, Ahmetaj: Reforma në drejtësi është zgjidhja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka pranuar problemet e ngritura nga Departamenti Amerikan i Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri por zgjidhjen e lidh me reformën në drejtësi.

Sipas kreut të Financave, tashmë sfida kryesore është një drejtësi e fortë dhe transparente pasi implementimi i plotë i reformës në drejtësi do të largonte korrupsionin, do të rriste investimet e huaja dhe do ta bënte drejtësinë më konkuruese.

Ahmetaj: Reforma në drejtësi do të diskurajojë korrupsionin, do të promovojë investimet e huaja dhe të brendshme dhe do të lejojë Shqipërinë për të konkuruar më suksesshëm me ekonominë botërore. Për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe vettingun, të mos vazhdojnë ta bëjnë sepse është kundër qytetarëve shqiptarë. Është thirrje e drejtëpërdrejtë.

Sa u përket koncesioneve PPP, Ahmetaj u shpreh se është një procedurë që zbatohet në gjithë botën ndërsa premtoi se në mes të vitit tjetër do të hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore sipas të cilave nuk do të pranohen oferta të pa kërkuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-pranon-kritikat-e-dash-ahmetaj-reforma-ne-drejtesi-eshte-zgjidhja

Recommended