Ora News - Konfidustria: Kujdes nga rreziku u krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konfindustria paralajmëron, se gjate vitit në vazhdim po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane të shtrira në gjithë vendin, por sidomos në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e parë të 2018 krahësimisht me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit të dhëna si dhe është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit.

Konfindustria vlereson, se shtimi dramatik i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit nuk përligjet nga rritja e ulët ekonomike e viteve të fundit, që nuk kalon mesataren e 3.5% te PPB. Shtimi i lejeve të ndërtimit është në kontradikte të thellë edhe me të dhënat e Bankës se Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare niveli i përgjithshem i depozitave të qytetareve shënon rënie. Të dhënat e mësiperme tregojnë rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndertimit dhe/ose shfaqjen e trysnisë se financimeve me burime joformale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konfidustria-kujdes-nga-rreziku-u-krijimit-te-piramidave-ne-sektorin-e-ndertimit

Recommended