Rrenimi i godines se Teatrit Kombetar

  • 6 years ago
"Hapja e rrugës që të çon në zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit e ka nxjerrë në pah një pjesë të degraduar të godinës së Teatrit Kombëtar. Në fasadë shquhen zgavra të mëdha që janë krijuar me kalimin e viteve..."

Mjafton të kalosh në këtë rrugicë që deri dje ishte e bllokuar për shkak të punimeve të ndërtesës që shfrytëzohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në të djathtë, në fasadën e Teatrit Kombëtar shquan degradimin e institucionit.

Të tilla mund të numërosh disa. Të krijuara ndër vite sa nga elementi kohë po aq edhe nga indiferenca e institucioneve për të ndërhyrë në mirëmbajtjen e Teatrit Kombëtar që prej vitesh godina e tij thuajse 80 vjeçare vuan rrënimin, si në fasadë ashtu edhe në mjediset e brendshme.

Gjendje e vështirë në të cilën ndodhet sot institucioni më i rëndësishëm teatror, që në kujtesë ruan krijimin e disa institucioneve kulturore dhe shkencore, zhvillimin e qindra shfaqjeve me protagonistë emra të rëndësishëm të aktrimit dhe regjisë, çoi në nevojën për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, një temë që vazhdon të ngjallë debat mes dy grupimeve, atyre që kërkojnë një godinë të re dhe atyre për rikonstruksionin e ekzistueses.

E ardhmja e Teatrit Kombëtar është në pritje të dekretimit ose jo nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta të ligjit të miratuar në 5 Korrik në parlament që i hap rrugën negociatave të prishjes së të vjetrit dhe ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Tv Klan

Recommended