Tirana, atraksion turistik për të huajt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana po tërheq gjithnjë e me shume interesin e turisteve te huaj. Te organizuar me agjenci apo familjare, tani ne vere i ndesh me shpesh rrugëve te kryeqytetit.



Por cilët janë vendet qe mund te vizitosh sot ne Tirane?



Drejtoresha e trashëgimisë kulturore Mirela Kocollari tregon se investimet e kryera ne Tiranë kane zgjeruar hartën e zonave me interes për turistet. Pazari i Ri, Sheshi ?Skënderbej? dhe investime te tjera ne Tiranë janë pjese e guidave turistike te agjencive.



Katër muajt e fundit kane vizituar Tiranën 300 mije turiste, dy here me shume se një vit me pare. por sivjet thonë drejtues ne Bashkinë e Tiranës, kryeqyteti është frekuentuar edhe ne dimër. Një rendësi e veçante i është kushtuar edhe informacionit për turistet përmes hartave dhe shërbimeve te ngritura pranë qendrës.



Krahas qendrës, institucioneve historike, instalacioneve dhe projekteve te reja, edhe zonat periferike ne mënyrë te veçante shpella e Pëllumbasit dhe zona e Dajtit po frekuentohet nga te huajt kryesisht grupe te rinj.

Recommended