Fushë-Krujë/ Jepte para me fajde, gjendet i groposur me 2 plumba në kokë Kejsi Hysa

  • 6 years ago
Gjendet i groposur Kejsi Hysa, i zhdukur prej 9 ditësh. Report Tv mëson se Hysa është gjetur i groposur afër një përroi në afërsi të varrezave të Niklës. Kejsi Hysa, njihej ndryshe edhe me emrat Eljon Hysa dhe Sahit Hysa.

Banorë të zonës i kanë thënë grupit hetimor se viktima njihej ndryshe si ?Tik Fajdexhiu?, pasi jepte para me përqindje.

Pak ditë më parë familja e 34-vjeçarit denoncoi zhdukjen e tij dhe hodhi dyshime se i riu mund të jetë vrarë. Kejsi Hysa, me origjinë nga Laçi i akuzuar për një vrasje në Sarandë në 2015-në, i fshihej policisë. Ai prej kohësh qëndronte në një banesë në fshatin Nikël, për të mos u arrestuar. Por në datën 5 korrik ka dalë nga banesa dhe më pas nuk është rikthyer më.

Kejsi Hysa u vra dhe më pas u gropos pranë varrezave të fshatit Nikël, në mënyrë që trupi i tij të mos zbulohej.

Policia e Laçit në bashkëpunim me policinë e Durrësit ka gjetur trupin e Hysës në sajë të sinjalit që kishte lëshuar telefoni i viktimës për herë të fundit.

2 janë personat e dyshuar si autorët e kësaj ngjarjeje. Njëri prej tyre, pronari i mobilerisë, Hysni Ramaj, 31 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Krujës.

Mësohet se vrasja e Hysës nuk ka lidhje me ngjarjen e vitit 2015 në Sarandë. Dyshohet se vrasja është kryer për shkak të borxheve që njëri nga autorët i kishte viktimës.

Recommended